Ministri i financave: Me ligjin e ri do të kemi siguri dhe stabilitet në sektorin e sigurimeve si në BE

Siguri dhe stabilitet në sektorin e sigurimeve si në vendet anëtare të BE-së, do të fitojë Maqedonia me ligjin e ri të bazuar në direktivën e Solvencës 2, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Në ngjarjen përmbyllëse të projektit që i mundësoi Maqedonisë ta përpilojë ligjin me ndihmën e ekspertëve spanjollë, Tevdovski theksoi se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim vazhdimisht në legjislacionin kombëtar i implementon standardet dhe kriteret e BE-së.

“Me ligjin e ri për sigurim do të përforcohet edhe mbrojtja e personave të siguruar, do të sigurohet transparencë në punën e kompanive të sigurimeve dhe do të arrihet gatishmëri më e madhe në industrinë e sigurimeve për ballafaqim me presionet konkurruese nga tregu i brendshëm i BE-së”, theksoi Tevdovski.

Sipas Jaromir Leviçek nga Delegacioni i BE-së në Shkup, stabiliteti, konkurrenca e drejtë dhe përforcimi i institucioneve janë prioritetet për tregun e sigurimit në BE.

Levçek përkujtoi se BE-ja në raportin e vitit të kaluar vlerësoi se Maqedonia është pjesërisht e gatshme për dhënien e shërbimeve të sigurimit.

Tregu i sigurimit në vend tani është i rregulluar me Ligjin për supervizion të sigurimit në të cilin janë implementuar kërkesat e kapitalit të Solvencës 1.

Projekti “Harmonizim i mëtejmë me BE-në në fushën e sigurimit dhe rritjes së operacioneve tregtare” u zbatua 21 muaj me 700 mijë euro mbështetje nga programi IPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button