Vjedhje në një bastore në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 21, një 17 vjeçar tetovar ka kryer një vjedhje e cila sipas policisë kualifikohet si e rëndë në bastoren sportive “Mar-bet”, e cila gjendet në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë, adoleshenti i cili edhe më parë ka qenë i njohur si kryerës i disa vjedhjeve në bastore sportive në Tetovë, ka hyrë fillimisht në bastore, e ka shtyrë të punësuarën dhe më pas e ka hapur kasën dhe ka marrë prej aty fitimin ditorë prej 8750 denarë.

Pasi ka marrë paratë, adoleshenti me shpejtësi ka dalë nga bastorja dhe së bashku me një person tjetër të panjohur i cili e ka pritur jashtë, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë ditës, 17 vjeçari do të thirret në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përballet me procedurën penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button