Llabunishti do bëhet me sallë sportive

Llabunishti, një nga vendbanimet më të mëdha rurale jo vetëm në Strugë por edhe në vend me mbi nëntë mijë banor, do të bëhet së shpejti me një sallë moderne sportive konfirmon kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko. 

Punimet për bazamentin e objektit sportiv tashmë kanë filluar , ndërsa burimet financiaree janë siguruar nga Agjencioni për Rini dhe Sport në bashkëpunimm me Komunën e Strugës .”Salla është projektuar që të realizohet sipas parametrave më moderne dhe me një kapacitet që do kalojë mbi 1300 persona. 

Ky investim i domosdoshëm për këtë vendbanim do t’i japi një inpakt pozitiv sportit dhe rinisë”,përfundon Merko.Në komunën e Strugës edhe pse është premtuar pothuajse nga çdo qeveri që ka ardhur në pushtet në këto njëzet vjet se do të ndërtoj salla sportive, premtime kanë rezultuar vetëm me një sallë në hyrje të qytetit, e cila pas viteve të tëra e braktisur , tani së fundi pritet tw finalizohet jo nga shtetoi por nga privatët të cilët e kanë marrë me koncesion nga Komuna.

Në Komunën e Strugës e vetmja sallë sportive e ndërtuar dhe funksionale në këto njëzet vjet është ajo e Veleshtës e ndërtuar me iniciativën dhe me kontributin e ish zëvendëskryeministrit të para shumë viteve Xhevdet Nasufi.Nëse kjo sallë në Llabunishtë ,ndërtohet ashtu siç janë premtimet do të jetë një kontribut i rëndësishëm për jetën sportive të këtij vendbanim,i si dhe në promovimin e sportit tek të rinjtë e shumtë të këtij lokaliteti.

Banorët e Llabunishtit me të cilët kontaktuam shprehen në mënyrë pozitive për këtë investim, i cili sipas tyre është i mirseardhur.Ata kërkojnë që shteti të shohë dhe të interesohet edhe për zgjedhjen edhe të problemeve të tjera, që janë të shumta sipas tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button