Dudush: Rrjedh ujë nga çatia e Komunës së Shuto Orizares (FOTO)

Kryetari i ri i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, sot deri te mediat ka dërguar një galeri me fotografi, me të cilat është ilustruar gjendja në ndërtesën që komunës që e ka trashëguar nga ish kryetari Elvis Bajram, njofton Portalb.mk.

Në fotografitë e dërguara deri te mediat shihet se si në zyrën e kryetarit janë vendosur kova, që sipas të gjitha  gjasave e mbledhin ujin i cili rrjedh nga çatia.

Në kumtesë thuhet se sipas dëshmive të të punësuarve, kjo situatë është e konstatuar vite me radhë, për shkak të konstruksionit të keq të çatisë.

“Kryetari paraprak në vend që të intervenojë në rekonstruksionin e çatisë, ka investuar në zgjerimin dhe rinovimin e zyrës së tij. Komuna është nën rrezik pasi që uji që rrjedh nga çatia shkon drejtpërdrejt në rrymën elektrike”, thotë Dudush.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button