Gruevski: Vrasësit do t’i arrijë drejtësia, por edhe dënimi nga Zoti!

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov dënuan vrasjen e pesë personave në fshatin Smilkovc të Shkupit.

“Kjo ngjarje na ka prek të gjithve. Na ka prek deri në palcë, megjithatë doemos duhet të mbesim të drejtë, të vazhdojmë të ballafaqohemi me sfidat. Dua që t’ju përcjell porosi edhe kryerësve të kësaj ngjarje se kurrë atëherë do t’i mbërrijë drejtësia dhe dënimi gjithsesi do t’i mbërrijë – edhe nga ligji edhe nga Zoti, nëse fare e kuptojnë se çka do të thotë kjo”, theksoi kryeministri Gruevski.

Edhe presidenti Ivanov sot përcolli ngushëllime deri te familjet e pesë të vrarëve në ngjarjen tragjike që ndodhi të enjten.

“Këto ditë nuk mund t’i anashkalojmë pa mos përmendur për vrasjen e pesë personave dhe të shprehim ngushëllime me familjet e tyre. Presim që ata që e kanë bërë këtë të gjenden dhe të ndëshkohen”, porositi ai. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button