Gjykatësja që e lejoi PSP-në të futet në DSK, është sistemuar të gjykojë në krim të organizuar

Kryetari i ri i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, përveç ndryshimit të vendit të ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskit, të cilin e ka transferuar që të gjykojë në lëndët për kallëzime, janë sistemuar edhe dy gjykatës tjerë, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Vesna Dimivshkovska, e cila ka dorëzuar kandidaturë për kryetare të Gjykatës dhe për të cilën mediat kanë shkruar se ka përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup nga Departamenti për Procedurë Paraprake është sistemuar në Departamentin për Krim të Organizuar. Ajo edhe më parë ka gjykuar për krim të organizuar, por ishte risistemuar.

Për çka mbahet mend Dimishkovska?

Gjykatësja Vesna Dimishkovska ka mundësuar që Prokuroria Speciale të futet në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Dimishkova është gjykatësja që në prill të këtij viti PSP-së i ka nënshkruar urdhër për bastisje në banesën e Kosta Kërpaçit, i cili para vetëvrasjes ka bashkëpunuar me PSP në rastin “Fortesa”. Gjykatësja pas këtij urdhri është degraduar nga gjykatëse për krim të organizuar në gjykatëse për krim të thjeshtë.

Ajo është e njohur edhe nga rasti “Detonatori” kur merrte kërcënime nga të akuzuarit, për këtë kishte ngritur procedurë kundër kërcënuesve, ndërsa gjatë procesit ishte e siguruar 24 orë nga policia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button