fbpx

Vermont miratoi rezolutë për bashkëpunim ushtarak të SHBA-ve me Maqedoninë

Kuvendi i Vermont-it me brohoritje miratoi rezolutë për bashkëpunim midis këtij shteti federal amerikan dhe Maqedonisë, e cila aprovon pjesëmarrjen e vendit në misionet ndërkombëtare dhe shpreh falënderim për përpjekjet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet nëpër botë.

“Rezoluta jep mbështetje politike dhe rëndësi të angazhimit të ARM-së me Gardën nacionale të Vermont-it në misionin ndërkombëtar të ISAF-it në Afganistan dhe paraqet valorizim për marrëdhëniet e deritanishme partnerike me ARM-në” deklaroi për Zërin e Amerikës Fatmir Besimi, ministër i Mbrojtjes.

Beismi shton se miratimi i rezolutës thekson miqësinë dhe dëshirën për bashkëpunim të thellë me SHBA-të në misionet paqësore ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare, si në Afganistan, nën komandën e përbashkëët të SHBA-ve, është me rëndësi të madhe për kapacitetin e ARM-së në drejtim të përkryerjes së përgatitjes teknike, në pajtim me standardet e NATO-s, tha ministri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close