Nje jaht si anije hapesinore, nisi epoka e re

Ky superjaht ka kushtuar 15 milionë paund dhe është simbol i një pasurie të vërtetë.

Jahti “Adastra”, i zbuluar dje në Kinë, është “pallati” i ri lundrues i miliarderit Anto Marden, i cili e kishte urdhëruar ndërtimin e tij pesë vjet më parë.

I dizajnuar nga Xhon Shatëluorth, “Adastra” ka një teknologji kaq të lartë, sa mund të kontrollohet në distancë me prekjen e një iPad, deri në 50 metra. Marden, i cili bazën e ka në Hong Kong, e ka ndërtuar pasurinë e tij me industrinë e lundrimit. I përshkruar si një nga superjahtet më të mrekullueshëm në botë, “Adastra” i ngjan një anijeje kozmike dhe shënon një epokë të re në këtë industri. Është 42.5 metra e gjatë, 16 metra e gjerë dhe peshon 52 tonë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button