Kezharovski e promovoi librin “Jeta në kuti” për ngjarjet që përjetoi në burg (VIDEO)

Me shumë emocione dhe rikujtime të kohës së vështirë kur ishte i burgosur dhe ditët e kaluara në burg, mbrëmë në universitetin FON, gazetari Tomisllav Kezharovski e promovoi librin e tij “Zhivot vo kutija” (Jeta në kuti), njofton Portalb.mk.

Kutia e dëshmisë gjatë kohës që ka kaluar në burgun e Shutkës.

Në promovim të librit mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe anëtarë tjerë të qeverisë.

Promotorë të librit ishin rektori i universitetit FON, Nano Ruzhin, profesoresha Maja Stefanoviq, që e krahasoi Kezharovskin me shkrimtarin më të njohur rus, disident, Aleksander Solzhenjicin dhe me gazetarin Sinisha Stankoviq.

“Unë e kam pasur avokatin më të mirë, Filip Medarovskin, Por urdhëruesit i kanë pasur gjykatësit”, kështu tha Tomisllav Kezharovski në promovimin e librit të tij.

“Në burg kam shkruar në kuti të cigareve, në vende të ndryshme, në atë që kam gjetur”, tha Kezharovski para të pranishmëve. Ai gjithashtu tha se në burg nuk ka qenë për rastin “Oreshe”, por sepse shkrimet e tij i kanë penguar pushtetit.

Videoja është marrë nga Makfax.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button