Rasti “Monstra”, ja kur pritet të sjell vendim Gjykata Supreme

Gjykata Supreme pritet që të sjell vendim për kërkesën e Prokurorisë për rigjykim të rastit “Monstra” në fund të nëntorit. Kështu deklaron për Portalb.mk, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Maja Dimitrovska, njofton Portalb.mk.

“Këshilli Penal i Gjykatës  Supreme pritet që gjatë fundit të nëntorit të sjell vendim për rastin “Monstra”, thotë shkurt Dimitrovska.

Me 3 tetor të këtij viti, prokurorja publike Liljana Spasovska, propozoi pezullimin e aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” në rigjykim. Propozimi i prokurorit publik është për shkak të gjendjes së pavërtetuar faktike, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të bisedave të përgjuara, të cilat do të mund ta ndërrojnë vijimin e procedurës.

Sipas ligjit, afati që Këshilli Penal duhet të vendos ndaj një lënde është 30 ditë, ndërkaq për raste më të komplikuara 60 ditë, megjithatë Gjykata Supreme thotë se bëhet fjalë për rast të madh, andaj nuk munden të jenë të sigurt nëse do të vendoset brenda këtyre kornizave kohore.

Nëse kthehet lënda në rigjykim, atëherë do të ketë hetim të ri, gjegjësisht është e mundur që të propozohen biseda të përgjuara telefonike, për të cilat gjatë kohë përflitet në opinion se ekzistojnë të njëjtat.

Çka ndodh nëse Gjykata Supreme miraton vendim negativ?

Nëse Këshilli Penal i Gjykatës Supreme miraton vendim negativ, gjegjësisht nuk e pranon propozimi  e Prokurorisë për t’u kthyer lënda në rigjykim, atëherë janë shterur të gjitha masat juridike që mund të ndërmerren në Maqedoni. E vetmja shpresë do të ishte që lënda të dorëzohet për hetim në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjykata SupremeMegjithatë pala mbrojtëse ka shpresë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi që nuk ka dëshmi që e tregon se të dënuarit e kanë bërë veprën për të cilën akuzohen. Pos saj, pala mbrojtëse nuk ka pasur qasje deri te dëshmitë në bazë të të cilave janë dënuar të akuzuarit.

Çka ndodh nëse Gjykata Supreme miraton vendim pozitiv?

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, do të nënkuptonte që Prokuroria që nga fillimi të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që të shfuqizohen dy vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

Sipas procedurës, prokurori duhet të jep urdhër që të nisin hetimet për rastin në fjalë, duke i rishqyrtuar të gjitha lëshimet, ndërkaq për personat të cilët do të përfshihen në hetime, Prokuroria do të kërkojë deri te gjykatësi i procedurës paraprake masa të ndryshme të sigurisë.

Për shkak të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive është e patjetërsueshme që të ndiqet procedura penale, sipas të cilës mund të kërkohen këto masa hetuese:

  • Ndalim të lëshimit të shtëpisë, gjegjësisht vendqëndrimit.
  • Obligim që personi të paraqitet përkohësisht në kohë të caktuar te personi zyrtar ose te ndonjë organ kompetent i shteti.
  • Marrja e përkohshme e dokumentit të udhëtimit (pasaporta) ose ndonjë dokumenti tjetër e cila i mundësim kalimin e kufirit, pra organet kompetente e kanë të ndaluar t’i japin dokument udhëtimi.
  • Ndalim për vizitë të ndonjë vendit të caktuar ose zonës.
  • Ndalim për afrimin ose mbajtje të kontakteve ose lidhjeve me persona të caktuar.
  • Ndalim për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara punuese të cilat kanë të bëjnë me veprën penale.

Ose masat e arrestit:

  • Shqiptim të paraburgimit shtëpiak
  • Shqiptim të paraburgimit

Si dhe masa për garanci, e cila jepet në rrethana kur ka rrezik që i dyshuari të arratiset, ose kur ka dyshime se i njëjti do ta përsërit veprën penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka dy mundësi, t’i lejojë që të mbrohen në liri, ose t’ua shqiptojë njërën nga masat e lartpërmendura derisa do të vazhdojë procesi gjyqësor.

“Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’ 1 majin  e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre, pasi që trauma e aksionit policor të zhvilluar para pesë viteve ende nuk ka kaluar.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button