Janeva: Ligji për dëshmitarë të mbrojtur do të vlejë derisa nuk zgjidhet statusi i PSP-së

Prokurorja speciale publike pret që PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike, duke e mbajtur statusin autonom, ndërkaq deri atëherë do të vazhdojë me punë në procedurat parahetimore të cilat dalin nga bisedat e përgjuara, njofton Portalb.mk.

Këtë Janeva e tha mbrëmë në emisionin në TV “Telma” “Noqno Studiu”, ku tha se pret që Kuvendi shpejt duhet t’i miratojë ndryshimet e ligjit, të cilat mundësojnë që PSP të vendos për personat që do të mbrohen.

“Të ishte miratuar më herët ky ligj, do të mundeshim më shumë të bëjmë për Kosta Kërpaçin, por edhe për shumë persona tjerë që kanë dashur të dëshmojnë. Shpreoj se ata personi që munden të jenë dëshmitarë të mbrojtur, do të mundemi edhe në këtë fazë të procedurës t’u japim mbrojtje”, tha Janeva.

Prokuroria SpecialeAshtu siç sqaroi prokurorja speciale, këto ndryshime do të kufizohen me afat kohor, gjegjësisht do të vlejnë derisa të skadojë mandati pesëvjeçar i PSP-së ose derisa kjo Prokurori nuk bëhet pjesë e Prokurorisë së rregullt, pas së cilës PSP do të udhëheq sipas dispozitave aktuale të ligjit për dëshmitarë të mbrojtur.

Janeva në intervistë tha se qëndrimi i saj është se “ende kanë mandat për dorëzimin e akuzave”, por, megjithatë për shkak të sigurisë juridike, për momentin po udhëheqin vetëm procedura parahetimore.

“Kur të vijë momenti këto procedura parahetimore të shndërrohen në procedura hetimore dhe në akuza, ne do t’i dorëzojmë te kolegët tanë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe deri te prokuroritë, në rast se deri atëherë nuk zgjidhet statusi i PSP-së”, tha Janeva.

Ajo tha se PSP udhëheq qindra procedura parahetimore, ndërkaq disa procedura janë mbyllur pasi që nuk ka pasur dëshmi për kryerjen e veprës penale.

E pyetur për koment se PSP është instrument politik, pasi që e njëjta nuk ka hapur lëndë kundër partive tjera, përveç VMRO-DPMNE-së, Janeva tha se ata janë spekulime dhe se me kohë vetveten do ta demantojnë, ndërkaq PSP udëheq procedura parahetimore kundër funksionarëve të pushtetit aktual.

Janeva  deklaroi se po udhëheqin procedura parahetimore për rastet “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, por nuk mund të tregojë se kur do të mbarojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button