Gjykata belge sot vendos për ekstradimin e Puxhdemonit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Lideri i shkarkuar katalanas Karles Puxhdemon dhe katër ish-ministrat e tij sot do të paraqiten para gjykatës belge, në marrjen e parë në pyetje për shkak të ekstradimit eventual në Spanjë.

Kjo do të jetë marrja e tyre e parë në pyetje pasi autoritetet belge i lëshuan të mbrohen nga liria.

Prokurori në Bruksel paraprakisht konfirmoi se marrja në pyetje do të mbahet pas dyerve të mbyllura, me ç’rast do të pasojë vendimi se nëse dhe kur do t’u dërgohen autoriteteve spanjolle.

Puxhdemon dhe ish-ministrat katalanas kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit eventual për ekstradim. Kur do të kalohen të gjithë mjetet juridike, në Belgjikë mund të qëndrojnë deri në fillimin e vitit të ardhshëm.

Zyra e prokurorit konfirmoi se u është caktuar masë që të mos guxojnë ta braktisin Belgjikën pa leje gjyqësore, duhet ta japin adresën e tyre të vërtetë dhe personalisht të shkojnë në të gjithë seancat gjyqësore.

Kundër tyre, si dhe kundër nëntë anëtarëve të tjerë të kabinetit,  janë ngritur akuza për kryengritje, nxitje të kryengritjes dhe keqpërdorim të të hollave buxhetore. Puxhdemon dhe katër ministrat nga qeveria e tij rajonale paraprakisht ikën në Belgjikë, duke mos i pritur aktakuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button