Rita: Krahasimi me Rihanna-n kompliment për mua

Rita Ora po vazhdon promovimin e saj nëpër botë dhe së fundmi është shfaqur edhe në kopertinën e revistës britanike “Style”, që botohet nga “Sunday Times”.

Anëtarja më e re e kompanisë së njohur amerikane “Roc Nation”, kosovarja Rita Ora, pasi po mbizotëron çdo toplistë nëpër Evropë me këngën e saj më të re “R.I.P”, ka thënë në këtë intervistë se cila është arsyeja që qëndron kaq lart dhe si e gjykon ajo krahasimin që i bëjnë me Rihanna-n.

“Pse qëndroj kaq lart?! Mendoj se jam e thjeshtë në paraqitjen dhe muzikën që bëj. Këndoj ato këngë që më përshtaten, por s’ka kufij në muzikën time. Nëse me pëlqen një këngë reggae, e këndoj që nesër nëse më thuhet. Jap gjithë potencialin tim dhe kënaqem maksimalisht gjatë atyre 3 minutave këngë”, – është shprehur Rita.

Ajo po ashtu është ndalur edhe në krahasimin me kolegen e “Roc Nation”, Rihanna-n, duke thënë: “Jam e lumtur kur dikush e krahason me emra të mëdhenj të muzikës. E marr si një kompliment, sepse ne jemi nga e njëjta skuadër apo familje dhe çdo krahasim që bëhet na duket interesant dhe cool. Rihanna është cool, më e mira në atë që bën, kështu që ky krahasim, më shumë se gjithçka tjetër është kompliment”, – ka thënë Rita, e cila edhe në këtë intervistë ka folur për Kosovën, Prishtinën dhe krenarinë e saj që është shqiptare nga Kosova. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button