SHI humbi 95 për qind të territoreve që i kishte marrë në vitin 2014

I ashtuquajturi Shteti Islamik humbi 95 për qind të territorit në Siri dhe në Irak, që i mori në vitin 2014, kumtoi koalicioni antiterrorist ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA.

“Pasi ishte formuar koalicioni në vitin 2014, SHBA humbi 95 për qind të territorit që e kontrollonte në Siri dhe në Irak”, theksoi i dërguari special amerikan i koalicionit Bret Makgurk.

Në vitin 2014 SHI mori afër gjysmën e territorit të Sirisë dhe pothuajse një të tretën e Irakut dhe shpalli Kalifat.

“Mbi 7,5 milionë persona tashmë janë liruar nga kontrolli i SHI-së” theksoi Makgurk.

Ai theksoi se, hyrja e luftëtarëve të huaj në Siri “pothuajse është ndaluar”, duke theksuar se “shumë luftëtarë nuk janë ndaluar në kufi”.

Përfaqësuesi amerikan, sqaroi se ekziston përforcim i bashkëpunimit lidhur me sigurinë e kufijve dhe sigurinë në hapësirën ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button