Përmbytje dhe në Itali, shënohen viktimat e para nga reshjet e dendura

Nga Greqia, përmbytjet janë transferuar edhe në Itali. Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta kanë prekur rajonet qendrore e ato jugore të Italisë. Zona më e goditur nga moti i keq është Abruzzo me përmbytje përgjatë vijës bregdetare dhe rrëshqitje dheu në pjesë të tjera të saj.

 

Siç raportojnë mediat vendase, një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, si pasojë e shiut të dendur, ndërsa pasagjeri që udhëtonte bashkë me të në kamionçinën e dalë nga rruga, mbeti i plagosur e ndodhet në spital, transmeton Class.

Prej më shumë 24-orësh shirat nuk kanë të ndalur dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha në kufirin e provincave të Pescares dhe Teramos duke i zënë autoritetet lokale në befasi. Edhe qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht në linjën e Adriatikut.

Shkollat janë mbyllur, sipas mediave vendase, në pothuajse të gjitha komunat bregdetare. Por emergjenca në Abruzzo nuk prek vetëm bregdetin; e vështirë paraqitet situata edhe në disa zona te brendshme te tij ku ka pasur rrëshqitje toke.

Erëra të forta që kapërcejnë 100 km në orë mundojnë Triesten prej ditësh tashmë. Me qindra ndërhyrje të skuadrave zjarrfikëse janë regjistruar atje që prej të premtes për incidente të ndryshme që përfshijnë pemët e rrëzuara apo stenda afishimi të shkulura nga era. Era e fortë ka shkaktuar edhe shumë dëme në banesa, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button