Nuk fshihen më, më në fund Justin dhe Selena fotografohen në momente intime

Kishit ndonjë dyshim që Justin dhe Selena janë ribashkuar?  Kjo foto u vë “vulën” të gjitha thashethemeve që janë thënë deri më tani. Selena është ndarë përfundimisht nga The Weeknd, dhe është ribashkuar me ish-in e saj, Justin Bieber. Çifti është fotografuar duke u puthur, në përfundim të ndeshjes së hockey në LA, shkruan Class. Shëtitjet, takimet në shtëpi, xhirot me biçikletë, nuk paskan qenë dhe aq miqësore sa mund të mendonim.

Prej më shumë se një muaji, treshja The Weeknd-Selena- Justin ka pushtuar mediat ndërkombëtare, ku ishte shumë e vështirë që të deshifronim se çfarë po ndodh mes tyre. Pas transplantit që Selena bëri gjatë muajve të verës, ajo u afrua më shumë me Justin. Ndonëse në fillim, burime pranë tyre u shprehën se janë thjesht miq, duket se qëndrimi për një kohë të gjatë bashkë, u ka rindezur ndjenjat.

Epo ne s’na mbetet gjë tjetër përveç se të themi: jetë të lumtur dhe me mend në kokë tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button