Xholev për Pançevskin: Nuk mundet armiku i PSP-së të vendos për lëndët e tyre

Gjykatësi Vlladimir Pançevski nuk do të mundet më që t’i bllokoj rastet e Prokurorisë Speciale Publike, të cilët arrijnë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Kryetari i ri i gjykatës, Ivan Xholev, Pançevskin e ka sistemuar në departamentin për kallëzime, për shkak të konflikt interesit me PSP-në, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të konflikt interesave, gjegjësisht sulm publik ndaj Prokurorisë Speciale duke e cilësuar atë si armik, por edhe për shkak se ai është nën hetim nga PSP, i është kryer bastisje, ndërkaq i njëjti ka dorëzuar padi penale për prokuroren speciale, Katica Janeva përpara Prokurorisë, gjykatësi Pançevski është sistemuar në departamentin për kallëzime. Në rastin në fjalë vihet në pikpyetje paanshmëria në vendosjen e gjykatësit, pasi që ai sipas sistemimit të u.d. kryetarit të Stojançe Ribarev, ishte vendosur në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion dhe ka vendosur mu për kërkesat që i ka dorëzuar PSP deri te Gjykata Penale”, shpjegon Xholev në një deklaratë për SDK.

Xholev thotë se Pançevski e ka pranuar vendimin për sistemimin e tij dhe se ndaj atij vendimi ka të drejtë ankese deri te Gjykata Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button