Grabitet argjendaria në Tiranë

Tre të rinj, të moshes 19 deri në 20 vjeç, të cilët kanë hyrë të armatosur dhe me maska në një argjendari në Tiranë, ia kanë dalë të grabisin sende të çmuara, por kanë dështuar të arratisen. 

Ndersa jane larguar nga vendi i krimit, ata jane kapur njëri pas tjetrit nga Policia e Tiranës. Kjo ka qene aventura e Rigels Lekes, Dorian Mehmetit dhe Erion Koles, te cilet ne mesdite kane hyre në një argjendari prane sheshit “Avni Rustemi”, kane qelluar me qyten e pistoletes tip ‘zastava’ pronarin dhe kane marre prej andej bizhuteri te shtrenjta. 

Sipas policise grabitesit u larguan ne kembe. Por deshmitaret okulare qe kane njoftuar policine kane dhene nje ndihmese qe kjo ngjarje te zbardhet. Ne kushtet e flagrances, dy prej tyre jane kapur nga patrullat e komisariatit numer nje pothuajse 400 metra larg vendngjarjes. Ndersa i treti eshte arrestuar ne banesen e tij në Shkozë.

“Ne momentin e kapjes ne flagrance te ketyre shtetasve, u gjenden dy arme pistolete, arme te cilat dyshohen se jane perdorur nga autoret per te realizuar grabitjen, nje sasi e konsiderueshme floriri e vjedhur, maska, thika doreza e te tjera sende. Aktualisht nga keto struktura po punohet intensivisht per te dokumentuar te tjera vjedhje me dhune dhe me arme, te kryera nga keta shtetas”, thote Alma Katragjini, zedhenese e policise.

Komisariati numer nje ka bllokuar bizhuterite e grabitura si edhe armen me te cilen tre te rinjte kane kercenuar dhe goditur pronarin e argjendarise. Pas arrestimit te bujshem te grabitesit dhe vrasesit serial Viktor Gushi, ky eshte rasti i dytë ku bashkepunimi i qytetareve me policine çon ne operacione të suksesshme. /top chanel/

Lajme të ngjashme

Back to top button