Gruevski ende pa koment për vrasjet makabre

Kryeministri Nikolla Gruevski ua ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoks festën e Pashkëve përmes një telegrami. Është interesante se ai ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje vrasjen e pesëfishtë.

Pas vrasjes të cilës ende nuk i dihen autorët dhe motivet, kanë reaguar të gjitha partitë politike, disa ambasada madje letra ngushëllimi kanë ardhë nga shtetet fqinje, vetëm jo dhe Gruevski.

“Në prag të festës më të madhe të ortodoksëve Pashkët, më lejoni në emrin tim dhe në emrin e Qeverisë së Maqedonisë, juve dhe anëtarëve të Kishës, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoks, t’ua uroj festën e mbi të gjitha festave dhe iu uroj një festim të begatshëm”, thuhet mes tjerash në letrën e Gruevskit dërguar kryetarit të KOM-it, Stefanit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë brenda dhe jashtë Maqedonisë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button