Kate Middleton i dhuron portretin e saj bashkëshortit William

Dukesha e Kembrixhit ka paguar artisten Nicky Philipps, e cila tashmë disa herë ka pikturuar princin dhe të atin e tij, për ta bërë portretin e saj. 

Piktorja ka konfirmuar se Kate ka pozuar dhe ka treguar se ishte një detyrë e vështirë, sepse ajo është një grua shumë e bukur.

“Njerëzit e bukur është gjithmonë e vështirë të pikturohen, sepse kanë linja simetrike të fytyrës,” tha artistja.

Përveç portretit, dukesha do t’i bëjë edhe shumë dhurata tjera bashkëshortit të saj më 21 qershor me rastin e ditëlindjes së tij, të cilat thuhet se tashmë i ka paguar i ati i princit William, Charles.

Ndërsa këtë portret e ka bërë Kate gjatë kohës së qëndrimit të princit në ishujt Falkland të Oqeanit Atlantik, me mision gjashtë javor së bashku me forcat e armatosura të Mbreterisë së Bashkuar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button