Inspektorë të DMDHP-së janë trajnuar për mbrojtjen e të dhënave personale për kontroll të kompanive telekomunikuese dhe institucioneve

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP) përgatiti ndryshime dhe plotësimet të ligjit të posaçëm që dalin nga vërejtjet e Pribesë. Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale janë vendosur në ENER.

Drejtori i DMDHP-së, Goran Trajkovski, për MIA-n shpjegon se ndryshimet në parim janë sipas vërejtjeve të Pribesë para së gjithash, në përforcimin e Drejtorisë, gjegjësisht shndërrimin e saj në Agjenci, në pjesën e legjislacionit zgjedhor në pjesën e publikimit të Listës Zgjedhore dhe ndryshimi i tretë është në pjesën e thjeshtimit dhe konfirmimit të metodave më efikase për supervizion dhe kontroll tek poseduesit e përmbledhjeve të së dhënave.

Lidhur me Listën Zgjedhore, Trajkovski theksoi se DMDHP e propozon zgjidhjen e vjetër që Drejtoria të ketë kompetencë dhe të drejtë të kryejë mbikëqyrje edhe në Listën Zgjedhore.

“Gjithashtu vesojmë se ajo do të bëjë ndryshim edhe në Kodin Zgjedhor që për momentin është i amnistuar nga zbatimi i dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale”, tha Trajkovski.

Informoi se inspektorë të DMDHP-së, në pajtueshmëri me rekomandimet nga raporti i Pribesë, janë trajnuar për mbrojtjen e të dhënave personale për kontroll të kompanive telekomunikuese dhe të organeve për zbatimin e ligjit, gjegjësisht siç tha Trajkovski, për gjithë atë që ishte aktuale me përgjimin në Maqedoni.

DMDHP, e cila sot organizoi ngjarje për promovimin e fushatës së re dhe projekte përmbyllëse, në Raportin e reviduar të Pribesë, sipas Trajkovskit, theksohet si organ i vetëm i pavarur i cili ka ndërmarrë aktivitete të dukshme dhe ka arritur rezultate materiale të jashtëzakonshme në drejtim të masave korrigjuese të cilat duhet të ndërmerren nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.

Paralelisht zhvillohet debat publik për një ligj tërësisht të ri për mbrojtjen e të dhënave personale në bazë të standardeve evropiane.

Të shtunën filloi një fushatë e re mediale për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button