HERA: Në Maqedoni 338 HIV raste të regjistruara, qytetarët të bëjnë test

Qytetarët të cilët nuk e dinë HIV statusin e tyre të bëjnë HIV test në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t’i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara, porositën sot në konferencë për shtyp nga HERA – Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim.

Svetllana Vojnovska nga HERA tha se qëllimi i Javës evropiane për HIV, sigurimi i së cilës fillon nesër dhe do të zgjatë deri më 24 nëntor, është ngritja e vetëdijes për përfitimet nga HIV testimi dhe nxitja dhe motivimi i numrit sa më të madh të qytetarëve që ta bëjnë dhe ta kuptojnë HIV statusin e tyre.

“Informata e fundit të cilën e kemi është se në Maqedoni në këtë moment ka 338 HIv raste të regjistruar, prej të cilëve 190 janë në terapi. Si dhe në nivel global, dominant është mënyra seksuale e transmetimit të HIV virusit. Statistikat e fundit tregojnë se një nga katër persona prej rreth 1,2 milionë persona të cilët jetojnë me HIV në Evropë nuk janë të vetëdijshëm për HIV virusin e tyre. Gjysma prej tyre janë diagnostifikuar vonë, e me këtë anulohet edhe qasja deri te terapia”, tha Vojnovska.

Personat të cilët jetojnë me HIV dhe me kohë janë diagnostifikuar dhe menjëherë kanë filluar me terapi antiretrovirusale, tha ajo, jetojnë jetë të gjatë dhe cilësore dhe mund të planifikojnë të krijojnë familje të sigurt pa rrezik të transmetimit të HIV-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button