Angelina dhe Brad u fejuan?

Pas 7 vitesh së bashku dhe 6 fëmijëve, duket se Anxhelina Jolie dhe Brad Pitt janë më në fund gati për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënies së tyre!

Kështu  ka konfirmuar për mediat amerikane menaxheri i Brad Pitt-it. Spekulimet rreth fejesës së dy yjeve të Hollivudit filluan të mërkurën, kur Angelinës iu pa një unazë e re, teksa merrte pjesë në një eveniment në muzeun e artit në Los Angeles, së bashku me Brad Pitt-in dhe djalin e tyre, Pax.

Unaza nuk ishte dosido, por një diamant i vërtetë dhe i madh, e vendosur në gishtin e fejesës. Së fundi, menaxheri i Brad Pitt, konfirmoi këtë. ‘Bëhet fjalë për një premtim të ri për të ardhmen dhe fëmijët e tyre janë shumë të lumtur.

Nuk ka datë të vendosur ende, tha menaxheri, duke zbuluar madje se unazën, me të cilën është parë Jolie, e kishte dizajnuar vetë Brad Pitt. Dy yjet hollivudianë kanë 6 fëmijë, dhe janë bashkë që nga viti 2005, por kurrë nuk e kishin marrë seriozisht fejesën dhe martesën zyrtare mes tyre./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button