Shkëndija fiton edhe në Kratovë

Xhiroja e 15-të e Ligës së Parë të Maqedonisë nuk është kompletuar, pasi që dueli në mes “Skopje” – FC Shkupi është anuluar, shkaku i reshjeve të shiut, e që fusha në lagjen e Autokomandës në Shkup nuk ka arritur ti përballojë. Dy ekipet janë dakorduar që ndeshja të luhet të mërkurën me 22 nëntor me fillim në orën 13:00.

Skuadra e Renovës e ka mundur veten në duelin ndaj Vardarit, fillimisht që në minutën e pestë të ndeshjes, ekipi nga Tetova e filloi keq, pasi mbrojtësi Bashkim Velija shënoi gol në portën e tij, ndërsa në minutën e 13-të, pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Felipes, Bllazhevski shënoi nga pika e bardhë.

Por Renova nuk u dorëzua edhe përkundër epërsisë së hershem të Vardarit, pasi në minutën e 27 Argjend Gafurri uli epërsinë në 1:2. Por Vardari vazhdoi të sulmojë dhe më minutën e 31, Maksimov doli i vetëm para portierit Kobetiq për të ngritur epërsinë në 1:3. Por vetëm dy minuta më vonë, Renova përsëri shënon gol për zbutje të rezultatit, ndërsa autor përsëri ishte Argjent Gafurri. Por Renova nuk i përballoi sulmeve të njëpasnjëshme të kuqezinjve nga Shkupi, pasi vetëm pak sekonda para se të përfundojë pjesa e parë, Felipe shënoi për 2:4. Renova në pjesën e dytë edhe pse nuk arriti të zbusë epërsinë, në fund të ndeshjes pranoi edhe një gol, për rezultatin përfundimtar 2:5

Skuadra e Shkëndijës edhe pse në 45 minutat e para kishte mjaft raste për të shënuar, në minutën e 15 Radeski shënoi gol, por referat panë lojë me dorë. Dy raste Shkëndija kishte dhe në fund të pjesës së parë, fillimisht Besart Ibraimi dhe më pas Ferhan Hasani nuk i konkretizuan rastet.
Në pjesën e dytë Shkëndija ishte më konkrete, që në minutën e 51-të, Stenio Junior shënoi për epërsi të kuqezinjve. Shkëndija vulosi fitoren në minutën e 75-të, me një super gol të Besart Ibraimit.

Në ndeshjet tjera Akademija Pandev e ka mundur në Manastir Pelisterin me rezultat 4:2, ndërsa Rabotniçki ishte më i mirë se Pobeda pas fitores 4:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button