Qeveria e Maqedonisë miratoi subvencione shtesë për prodhuesit e orizit

Qeveria e Maqedonisë, në seancën e 38 të saj që u mbajt dje ka sjellë vendim që kanë të bëjnë me rikthimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e bujqve në Maqedoni, raporton Portalb.mk.

Në sferën e sundimit të ligjit krahas miratimit të propozim-ligjit për mbrojtjen e dëshmitareve është miratuar edhe shkëputja e ligjit të Këshillit të Verifikimit të Fakteve ngritjen e procedurës së mbajtjes së përgjegjësisë nga gjykatësit.

“Ndërprerje e ligjit të Këshillit për Verifikim të Fakteve dhe ngritjen e procedurës për mbajtjen e përgjegjësisë për gjykatësit. Bashkangjitur me këtë kemi sjellë vendim për propozim-ligj për plotësim dhe ndryshim të ligjit për Këshillim Gjyqësor për shkak të parametrave juridik të cilat dalin nga vendimi i parë, shkëputjen e ligjit të Këshillit për Verifikim të Fakteve”, sqaroi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë sot në brifing me gazetarët, Mile Boshnjakovski.

Në seancë qeveritare dje u miratu edhe vendimi për subvencionim të bujqve të rinj dhe prodhuesve të orizit dhe për edukim të bujqve se si të fitojnë IPA fondet.

“Vendimi që u sjell dje në Qeveri ka të bëjë me subvencione shtesë në vlerë prej 2 denarë për 1 kg oriz për prodhuesit dhe transportuesit e tij dhe se kërkesën për subvencione do të mund ta parashtrojnë deri më 25 dhjetor të 2017-s. Është sjellë vendim, që në vlerë prej 10 milionë denarësh sa edhe do të kushtojë tërë programi të përkrahen bujqit e rinj të cilët duan të merren me bujqësi duke miratuar program për zhvillim rural duke siguruar edhe mjete ose pagim të tërësishëm të bujqve që do të aplikojnë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë, Sonja Jankovska.

 

Siç bëri të ditur Jankovska, me vendimet e djeshme parashihet edhe edukim të bujqve në drejtim të asaj se si më lehtë të mund të fitojnë IPA fonde për zhvillim bujqësor.

“Bëhet fjalë për ndryshime ligjore ku parashihen edhe harxhimet për sferat e caktuara të bujqësisë dhe që për të njëjtën ka konsensus nga Qeveria e Maqedonisë dhe se për realizim të saj në buxhetin e Ministrisë ka para dhe që nga viti i ardhshëm bujqit do të mund shfrytëzojnë këtë masë”, sqaroi më tej Jankovska duke bërë të ditur se nga Ministria e Bujqësisë për sektorin civil që prioritet kanë zhvillimin bujqësore janë paraparë 30 milionë denarë.

Të gjitha këto vendime priten të miratohen deri në katërmujorin e parë të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button