FFM gati për të votuar më të mirët e sezonit 2016/17

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ka bërë publike nominimet e kandidatëve për zgjedhje të futbollistëve më të mirë për kategori të ndryshme për sezonin 2016/2017 në futbollin e Maqedonisë.
Në mesin e kandidatëve për futbollist më të mirë të Ligës së Parë të Maqedonisë janë Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani nga Shkëndija, pastaj Stefan Spirovski i cili sezonin e kaluar mbante fanellën e Vardarit, ndërsa tani luan me Ferencvaroshin.

Dashamirët e futbollit do të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët edhe në pesë kategori të tjera, ndërsa çmimet do të ndahen nga komisioni pranë FFM-s.
Përveç futbollistit më të mirë, do të votohet edhe për futbolliste më të mirë në ligën e parë të femrave, ku kandidate është Yllza Maksuti, pastaj për trajnerin më të mirë në kategorinë e të rinjve ku kandidat është edhe trajneri i KF Shkëndija Bekim Osmani, më i miri në kategorinë e futbollistëve të rinj dhe lojtarin më të mirë në futsall ligën, ku kandidat është ish-futbollisti i Shkupit Erkan Seferi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button