VIDEO: Tragjedi në Itali, vdes futbollisti 25-vjeçar

ITALI- Futbollisti i Livornos, Piermario Morosini 25-vjecar ka humbur jetën sot, si pasojë e një ataku kardiak. 

Morosini u përplas pa ndjenja në tokë në minutën e 31 të takimit të zhvilluar në stadiumin  “Adriatico” të Peskarës, ku vendasit luanin përballë miqve të Livornos, ndeshje e vlefshme për javën e 35 të Serisë B. 

Siç raportuan mediat italiane, stafi mjekësor i Livornos ka ndërhyrë menjëherë dhe kur ka parë gjendjen e tij, ka kërkuar transportimin e tij për në spital. Futbollisti 25-vjeçar, kartonin e të cilit e zotëron Udineze, por që e ka dhënë në formë huazimi tek Livorno, u mbajt në gjendje kome në spital, por pa mundur të mbijetojë. 

Pas ngjarjes tragjike, të dyja skuadrat vendosën të ndërpresin zhvillimin e takimit, për ta luajtur atë në një datë që mbetet ende për t’u përcaktuar. Skuadra e Livornos po fitonte 0-2. 

Ndërkohë, në një vendim të marrë pak pas vdekjes së Piermario Morosino-s, federata italiane e futbollit ka pezulluar të gjitha takimet në të gjitha kategoritë të planifikuara për t’u luajtur sot dhe nesër./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button