Bukuria nuk është vetëm grim dhe veshje

Ka disa aspekte të tjera, të cilat ndikojnë në imazhin tonë dhe janë imtësi të cilat as nuk i dallojmë, por që dërgojnë një mesazh pak të këndshëm. Atëherë është e kotë të jesh e bukur!

Qëndrimi: është i rëndësishëm. Të tërhiqni këmbët, të qëndroni me kurriz të përkulur, janë defekte që duhen korrigjuar. Është e kotë të mbani taka 12 cm të larta për t’u dukur sensuale. Qëndrimi dhe eleganca janë më sensule se takat e larta.

E folura: Shembulli klasik është e “bukur, por sa hap gojën…” Nuk është e rëndësishme një bisedë inteligjente dhe interesante, kjo gjë varet nga nëna natyrë, por edhe mënyra e të komunikuarit. Të qeshurit me zë të lartë si dhe të folurit me zë të lartë, apo e kundërta “memec, me gjysmë goje të hapur” e bëjnë të shëmtuar edhe femreën më të bukur.

Gjestet: Të bëni me gjeste është shumë mesdhetare, kështu që është pjesë e jona! Por, s’duhet të harroni se gjestet tregojnë shumë për personalitetin tonë. Të hani me gojë të hapur, të rregulloni corapet, të kruani veshët e kështu me radhë, nuk janë shprehi që të bëjnë të dukesh shkëlqyeshëm.

Buzëqeshja: Pothuaj duket e kotë të ceket, por është absolutisht e rëndësishme. Shumë femra mbajnë të fiksuar sytë dhe nuk lëvizin qërpikët, për t’u dukur interesante. Ky lloj sjelljeje ndoshta të bën të ndihesh në vetvete si hyjneshë, por tek të tjerët (përfshirë këtu dhe meshkujt) u jep një ndjenjë antipatie. Nuk ka asgjë më tërheqëse se një vajzë që shkëlqen me buzëqeshjen e saj dhe është e sjellshme me të gjithë!/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button