Çerek shumë i mirë për Google

Të hyrat totale të kompanisë ishin 10.65 miliard dollarë me profit prej 2.89 miliard dollarë, respektivisht 8.75 dollarë për aksion. Analistët e bursës prisnin profit prej 2.77 miliard dollarë me të hyra prej 10.66 miliard dollarë.

CEO i Google Larry Page, tha se çereku i parë ishte shumë i mirë për kompaninë, në veçanti duke theksuar rritjen e të hyrave prej 24%, si dhe Androidin, Chromein dhe YouTube të cilët vazhduan të rriten me shpejtësi.

Në Google gjithashtu paralajmëruan ndarjen e aksioneve dy për një, por ende do të mbetet struktura e njëjtë sipas të cilës themeluesit e kompanisë, Larry Page dhe Sergey Brin, do të mbajnë kontrollin e plotë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button