Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje shiu të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët veriperëndimore, qendrore dhe juglindore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesish nga drejtimi lindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 11 gradë, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të jetë në interval prej nëntë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa kohë pas kohe reshjet do të jenë më intensive. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 10 gradë Celsius.

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit deri të premten moti do të jetë me reshje të shiut të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme. Të premten në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje më të rrëmbyeshme. Prej nesër deri të shtunën në vendet lokale pritet të reshin edhe mbi 40 l/m2. Më pak reshje priten në pjesët e skajshme lindore. Të shtunën intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet, ndërsa nga e diela do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta edhe reshje të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button