Të paktën 14 të vdekur në vërshimet në Greqi (FOTO)

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën në vërshimet që sot i kanë kapluar rajonet e qyteteve Mandra dhe Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen rreth 30 kilometra  në perëndim të Athinës.

Sipas autoriteteve greke, nga vërshimet janë lënduar 13 persona, të cilët janë transferuar në spital, derisa disa të tjerë konsiderohen si të zhdukur.

Грција поплави

Numri më i madh i të vdekurve janë persona të rritur, trupat e të cilëve janë gjetur në shtëpitë e tyre të vërshuara.

Vërshimet e shkaktuara nga stuhia Evridika, e cila u përcjell me reshje të rrëmbyeshme janë shkaktuar dëme të mëdha, derisa një numër i madh i banorëve lokalë kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Për shkak të vërshimeve, janë mbyllur edhe shumë shkolla në atë pjesë të Greqisë, ndërsa në Mandra dhe Nea Peramos autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Грција поплави

Situatën vazhdimisht e ndjek edhe kryeministri Aleksis Cipras, i cili në Tuiter shprehu ngushëllime për viktimat dhe autoriteteve përgjegjëse u urdhëroi të ndërmarrin aksion të shpejtë për lehtësimin e pasojave nga dëmi i shkaktuar nga vërshimet.

Prefekti i Nea Peramos, Grigoris Stamulis për televizionin “Antena” deklaroi se rrugët janë shndërruar në lumenj prej balte, duke theksuar se “praktikisht i gjithë qyteti është vërshuar”. Ai shtoi se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në automobilat dhe shtëpitë e tyre.

Грција поплави

Prefektja e Mandras, Jana Krikuki vlerësoi se vërshimet paraqesin “katastrofë nga përmasa biblike”.

“Gjithçka ka humbur” theksoi për Krikuki për televizionin shtetëror ERT.

Zëvendësprefekti i rajonit Janis Vasiliu për radion Skoj deklaroi se “shumë mbledhje të ujit dhe baltës” rrjedhin nëpër rrugët e Mandras, ku, sipas tij, situata është jashtëzakonisht e rëndë.

Грција поплави

Televizionet greke transmetojnë xhirime ku njerëzit për t’iu shmangur përmbytjeve janë ngjitur në ballkonet apo çatitë e shtëpive të tyre

Shërbimet e zjarrfikësve kumtuan se kanë marrë 160 thirrje për ndihmë.

Greqia dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Simi, i cili u përfshi nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë energji elektrike dhe uji, shumë shtëpi janë vërshuar dhe një numër i madh i automjeteve kanë përfunduar në det.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button