Popovski-Emri sërish na bllokon

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki ka përsëritur se bllokada e Greqisë ndikon në krijimin e klimës negative në Maqedoni. Kështu ka folur në fjalimin në panelin e titulluar “Ballkani dhe BE: Marrëdhënie të reja” në suaza të Foruimit global të sigurisë “Globsec” në Bratisllavë. 

Ai ka bërë me dije paradoksin e shoqërisë së Maqedonisë, se shoqëria e mbështet anëtarësimin në BE por edhe se perspektivat e bllokuara ndikojnë negativisht në besimin e opinionit në institucionet e BE-së. 

Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shënohet se Popovski në fjalimin e tij, mes tjerash, ka përkujtuar se Maqedonia është vend-kandidat për anëtarësim më shumë se gjashtë vjet dhe se mori rekomandime të njëpanjsëshme nga Komisioni Evropian dhe nga Parlamenti Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.  

Popovski theksoi se vendimi i Këshillit të BE-së shtyhet disa herë për shkak të kundërshtimit të Greqisë për çështjen e emrit.

Në këtë konferencë fjalime kanë pasur edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, dhe të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button