Zaev-Dezir: Në Maqedoni njihen masat e fuqishme që të sigurohet puna e papenguar dhe liria e mediave

Me rëndësi të veçantë për shtetin është që procesi i reformave në fushën e mediave të jetë transparent dhe i hapur për kontributin nga të gjitha palët e prekura deri te finalizimi i tij, ishte porositur në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me delegacionin e OSBE-së, i kryesuar nga përfaqësuesi për liri të mediave Arlem Dezir.

Në takimin, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ishte përshëndetur përpjekja e Qeverisë, e cila me mbështetjen e shoqërisë civile është drejtuar drejt proceseve të reformave dhe përmirësimit të fushës së lirive të mediave dhe ishte theksuar se në vend njihen masat e fuqishme që të sigurohet punë e papengueshme dhe liria e mediave.

“Me hapjen e debatit të gjerë në të cilin janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit nga fusha e mediave, si dhe ekspertizat dhe rekomandimet e OSBE-së dhe të Komisionit Evropian në përgatitje për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, duam të krijojmë situatë korrekte për të gjithë dhe t’u jepet fund ndikimeve institucionale apo personale dhe presioneve mbi mediat, përfshirë edhe çështjen për pavarësi financiare, informoi kryeministri i Maqedonisë.

Duke shtuar se seriozisht po shqyrtohen dhe ndiqen drejtimet e OSBE-së, kryeministri paralajmëroi se do të pasojë edhe një takim me përfaqësuesit e bashkësisë mediale, që të jepet mundësi për debat për vërejtjet e reja në debatin publik.

Средба Заев Дезир

“Veçanërisht më paraqet kënaqësi të madhe që reformat në fushën e mediave janë në axhendën e Qeverisë. ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministritë dikasteriale sepse jemi të bindur se Ligji për SHMAA është ligj shumë i rëndësishëm dhe ndryshimet do të kontribuojnë drejt përmirësimit të gjendjes së servisit radiodifuziv publik, RTVM-së, dhe qëndrojmë në dispozicion edhe në proceset e mëtejshme”, theksoi përfaqësuesi i OSBE-së Arlem Dezir.

Në mbledhje, përfaqësuesi i OSBE-së, në shoqëri të të cilit ishte edhe shefja e Misionit, Nina Suomalainen, i mbështeti hapat që janë të ndërmarrë për krijimin e kushteve për pavarësi të plotë dhe profesionalizëm të servisit publik, RTVM, si dhe pavarësi të plotë dhe lirim nga çfarëdo qoftë mundësi për ndikimin mbi rregullatorin, Agjencinë për audio dhe shërbime audiovizuale mediale.

Kryeministri Zaev informoi se Qeveria konsideron se tani është momenti i duhur që të bëhen ndryshimet në fushën e lirisë së mediave dhe njëkohësisht të ndërpritet praktika e dhunës mbi gazetarët.

“Në mënyrë të veçantë të mbrohet siguria dhe puna e gazetarëve dhe t’u lejohet që ta kryejnë punën e tyre si shtytës së proceseve shoqërore, të motivohen, të përsosen në gazetarinë investigative dhe pa kurrfarë presione të zbulojnë veprime korruptive me qëllim që të krijohet shoqëri demokratike”, shtoi kryeministri Zaev.

U konkludua se duhet të zgjidhen të gjitha rastet e sulmeve mbi gazetarët, për të cilët zhvillohet hetim tek organet kompetente.

Në mbledhje, kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga dr. Kire Ilioski, ambasador i jashtëzakonshëm dhe autorizuar, përfaqësues i përhershëm i RM në OSBE, KB dhe organizata tjera ndërkombëtare., Robert Popovski, ministër pa dikaster i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Dane Taleski, këshilltar i kryeministrit për punë të jashtme.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button