Venezuela merr hua nga Rusia 3 miliardë dollarë

Rusia dhe Venezuela kanë nënshkruar një marrëveshje për ristrukturimin e borxheve, sipas së cilës Caracas do t’i paguaj Moskës 3.15 miliardë dollart e marrë hua, për 10 vite.

Ministria e Financave të Rusisë, ka thënë se pagesa e borxheve do të jetë minimale në gjashtë vitet e para, derisa vendi i Amerikës Jugore po përballet me krizë ekonomike dhe financiare, transmeton REL. 

Ministri venezuelas për ekonomi dhe financa, Simon Zerpa, ka thënë para gazetarëve se fondet e marra hua nga Rusia, nga firmat e Venezuelës, përfshirë nga kompania e naftës PDVSA, nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Sipas nënkryetarit venezuelas të ekonomisë, Wilmar Castro Soteldo, afatet e marrëveshjes janë shumë fleksibile dhe të favorshme për Caracasin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button