fbpx

Jankullovska, tre lloje të armëve janë përdorur në vrasjen e 12 prillit

Në pres konferencën që mbaroi pak më parë ministrja Jankullovska bëri me dije rezultatet e para të policisë në lidhje me vrasjen në Smillkovcë

Sipas infromatave primare të policisë, nuk ka qenë një vrasës, por nga lloji i gëzhojave të gjetura mendohet se kanë qenë më shumë persona që kanë shtier në të vrarit. 

“Në viktimat është shtier nga afër, nga lloji i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes me siguri nuk ka qenë vetëm një vrasës por më shumë. Jemi duke bërë analiza dhe mbledhim materiale për automjetet të cilat në ndonjëfarë mënyre janë të lidhura me ngjarjen. Më shumë persona janë marrë në pyetje mbrëmë dhe dje, persona të cilët ne mendojmë se mund të na japin më shumë informata në lidhje me ngjarjen dhe listën vazhdojmë ta zgjërojmë dhe më tej” tha Jankullovska.

Duke bërë apel te qytetarët për ndihmë ajo shpalosi dhe linjën e re telefonike për ta informuar policinë në lidhje me vrasjen.

“Numri 199 është i hapur që sot për çdo lloj informate që keni në lidhje me vrasjen. Përpos numrit standard në dispozicion qytetarët do ta kenë dhe këtë numër” tha ministrja.

Apele të shumta për përmbajtje dhe qetësi dërgoi pak më parë ministrja e brendshme, duke potencuar se policia nuk ka asnjë informatë për motivet dhe autorët e vrasjes si dhe përkatësinë etnike të tyre.

“Apelojmë deri te qytetarët të mos nxisin provokime dhe spekulime rreth përkatësisë etnike të vrasësve me këtë dhe të nxisin tensione ndër-etnike. Gjithçka që flitet në publik në lidhje me përkatësinë etnike janë spekulime sepse ne nuk kemi ende informata” tha numri një i MPB-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close