Në një shtëpi në Lojan zbulohen 21 migrantë ilegal

Një shtetas pakistanez njëzet e katërvjeçarë  me inicialet S.M dhe një banor 41 vjeçarë i Lojanit të Kumanovës me inicaet G.N fituan paraburgim 30 ditor, të dyshuar për vepër penale rrëmbim.

Gjatë një bastisjeje policore në shtëpinë e G.N në Lojan policia dje në mëngjes zbuloi 21 migrantë, prej tyre 19 nga Afganistani (mes të cilëve edhe një fëmijë 10- vjeçarë) dhe dy persona nga Pakistani.

MPB informon se i akuzuari i parë S.M dhe katër kryerës tjerë të panjohur më 20 të muajit të kaluar në fshatin Lojan i kanë rrëmbyer personat J.A (25) dhe S.U (22) nga Pakistani me ç’rast i kishin dërguar në shtëpinë e të akuzuarit të dytë G.N dhe këtu fizikisht dhe psikikisht i kanë maltretuar. U kanë kërkuar 4.000 euro për t’i lëshuar të shkojnë në Serbi dhe i detyruan t’u lajmërohen familjarëve të tyre në Pakistan që t’ju dërgojnë para.

Disa herë me celularë kanë kontaktuar me familjarët e tyre në Pakistan dhe me mikun e tyre N.S. në Bullgari prej të cilit kanë kërkuar që t’i dërgojnë para për t’u liruar. Miku i tyre lajmëroi në policinë e Bullgarisë.

I akuzuari i dytë G.N pas një marrëveshje paraprake me të akuzuarin e parë S.M gjatë vitit 2012 disa herë ka pranuar përkohësisht të strehojë në shtëpinë e tij në Lojan migrant me prejardhje nga vendet arabe, siç është edhe rasti i fundit kur u gjetën gjithsej 20 migrantë dhe një fëmijë, të cilëve ua kishte kufizuar lirinë e lëvizjes dhe prej tyre për çdo ditë ka marrë nga 5 euro. Për rreth 30 ditë me pa të drejtë ka fituar rreth 3.00 euro, informojnë MPB.

Në shtëpinë e tij policia dje gjeti edhe 543.7 gramë marihuanë, 30 gramë material të kanabis sativa, 3.040 euro, një dërgesë parash nga “Western Union” në shumë prej 2.100 eurove, dy radiolidhje me mbushëse, tetë celularë, pese SIM kartela, një pushkë gjuetie.

Aksioni për zbulimin e kryerësve është bërë në bashkëpunim me Shërbimet qendrore policore, Njësinë për shpërndarje të shpejtë, interpolin e Maqedonisë dhe Sektorin për krminalitet të organizuar të Bullgarisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button