Maqedoni, ndryshimet klimaterike nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në sistemin arsimor

Ndryshimet klimaterike akoma nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në sistemin arsimor të Maqedonisë, programi mësimor i shkollave të mesme bujqësore aspak nuk i përmban, ndërsa vetëm tre fakultete kanë studime diplomike, pasuniversitare dhe të doktoraturës me këtë temë, tha sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vllaste Dimkoviq.

Në fjalimin në punëtorinë të cilën organizon Rrjeti për zhvillim rural me rastin e projektit “Zvogëlimi i ndjeshmërisë së bujqësisë ndaj ndryshimeve klimaterike”, Dimkoviq përmendi se edukimi është kyç, por, më pas, target nuk duhet të jenë vetëm të rinjtë, por edhe prodhuesit bujqësor.

“Ndryshimet klimaterike janë kanosje për sektorin bujqësor. Por, efektet negative prej ndryshimeve drastike të temperaturave e bllokojnë edhe luftën kundër varfërisë dhe sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm”, theksoi Dimkoviq, duke plotësuar se në Maqedoni, sipas analizave, më të goditura nga vërshimet janë Pellagonia dhe rajoni i Strumicës, ndërsa prej thatësisë rajoni i Ovçepoles dhe Shtipit.

Koordinatori rajonal i FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ruben Sesa theksoi se çështja kryesore është se si të rinjtë t’i kthehen bujqësisë pasi që sektorin e përbëjnë kryesisht persona të moshës madhore, mbi 60 vjeç.

“Në këtë drejtim nuk është i rëndësishëm vetëm krijimi i programeve arsimore përkatëse, por të rëndësishme janë edhe politikat, si dhe mjedisi i cili do t’u mundësojë të rinjve të bëhen bujq – sipërmarrës”, potencoi Sesa.

Përveç atyre formale, shtoi, janë të domosdoshme module joformale të edukimit.

Analizat në kuadër të projektit të mbështetur nga FAO po vijojnë, ndërsa rezultatet priten nga fundi i vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button