Parlamentet nga Ballkani Perëndimor dështojnë në kontrollin e shpenzimeve dhe llogaridhënies

Deputetë dhe përfaqësues nga parlamentet e vendeve nga Ballkani Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Banka Botërore, ekspertë dhe përfaqësues rajonal nga Parlamenti Evropian, këtyre dy ditëve në Shkup diskutojnë për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe për atë se si të avancohet mbikëqyrja buxhetore dhe ligjdhënëse në Ballkanin Perëndimor.

Analiza e krahasuar e vlerësimeve paraprake të shpenzimeve publike dhe llogaridhënia financiare në rajonin e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2006-2016, sipas Raportit të prezantuar në kuadër të konferencës “Përforcim të mbikëqyrjes së parlamenteve nga Ballkani Perëndimor” siç thuhet, sugjeron se rajoni parimisht dështoi kur bëhet fjalë për kontrollin ligjdhënës. Megjithatë, siç qëndron, suksesi nuk është konzistent në të gjithë vendet.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në hapjen e konferencës tha se funksioni mbikëqyrës i Parlamentit, nuk e ka atë dimension të cilin e kanë parlamentet në shtetet demokratike me zhvillim të lartë.

“Ky rol mbikëqyrës është posaçërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për Buxhetin, për shkak se ai mbushet para së gjithash nga qytetarët, ndërsa ne jemi deputetë të zgjedhur në parlament pikërisht nga qytetarët. Për këtë arsye, obligimi ynë ligjor, por edhe demokratik është që të kryejmë mbikëqyrje transparente për atë se si shpenzohen të hollat e popullit, dhe se nëse përmes buxhetit plotësohen interesat dhe nevojat e qytetarëve, kuptuar me kuptim më të gjerë të fjalës, dhe se nëse me buxhetin sigurohet ardhmëri e tanishme stabile dhe zhvillimore”, tha Xhaferi.

Kjo konferencë, sipas deputetit dhe kryetar i Bordit të Rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financa dhe euro-integrime i Ballkanit Perëndimor Artan Grubi, konferenca e simbolizon përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe euro-integrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai e theksoi domethënien e këtij projekti, qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit parlamentar të deputetëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të promovohet konkurrenca e tregut, rritja ekonomike dhe integrimi evropian. 

Duke u përqendruar në perspektivën evropiane të rajonit për anëtarësim në BE, theksoi se kjo paraqet motivacion bazë për zbatimin e përpjekjeve reformuese të proceseve të BE-së.

“Rruga drejt BE-së na udhëzon në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, në drejtim të zgjidhjes së problemeve tona të përbashkëta siç janë lufta kundër krimit të organizuar, transporti, siguria kufitare etj, dhe të cilat duhet së bashku t’i zgjidhim”, tha Grubi.

Gjithashtu ai e përshëndeti të ashtuquajturin “Procesi i Berlinit”, me të cilin produktohet korniza e bashkëpunimit të ngushtë rajonal, në drejtim të arriturave të zhvillimit ekonomik, rritje dhe ekonomike të hapur të tregut, përkatësisht të arriturat e përparimit të përshpejtuar reformues në interes të integrimit më të shpejt drejt BE-së.

Ambasadorja zvicerane Sibil Suter në Maqedoni paralajmëroi vazhdim të mbështetjes së parlamenteve nga Ballkani Perëndimor, e cila tani ndihmon në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. Në Maqedoni, Qeveria zvicerane e mbështet Institutin parlamentar, ndërsa në Serbi mbikëqyrjen parlamentare.

“Mbështetja zvicerane e parlamenteve do të rritet gjatë viteve të ardhshme kështu që pritet që mbikëqyrja financiare të jetë një prej temave kryesore. Parlamentet nga Ballkani Perëndimor kanë zhvilluar praktika të ndryshme lidhur me organizimin e mbikëqyrjes financiare”, tha Suter.

Konferenca rajonale është në organizim të Uesminster fondacionit për demokraci, Bankës Botërore dhe Rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financa dhe euro-integrime të Ballkanit Perëndimor të mbështetur nga Qeveria zvicerane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button