Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Demir Hisar

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u lëndua gjatë një aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate në rrugën Demir Hisar – Kërçovë tek vendi Kthesat e Bardha, kumtoi MPB.

Automobili “Opel astra” doli nga rruga, ndërsa në vend të ngjarjes ndërroi jetë bashkëudhëtari, katërdhjetë vjeçar Sashe .D nga fshati Sopoticë ndërsa vozitësi njëzet e tre vjeçar mori lëndime.

Policia bëri hetime në vend të ngjarjes, kufoma e personit që ndërroi jetë është dorëzuar në obduksion dhe se po hulumtohen arsyjet mbi të cilat ndodhi aksidenti trafikor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button