Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir mbështeti reformat e mediave në Maqedoni

Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Désir, gjatë vizitës së tij sot në Shkup, përgëzoi disa nga reformat pozitive në media duke theksuar nevojën për të përmirësuar situatën e përgjithshme me mediat në shtet.

Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Zoran Zaev, Përfaqësuesi diskutoi mbi ndryshimet në legjislacionin për shërbimet mediatike audio-vizuale, reformat në mediat e shërbimit publik dhe sigurinë e gazetarëve. Désir e përshëndeti vendimin e Qeverisë së re për ta vendosur çështjen e lirisë së mediave si prioritet në agjendë.

Ai gjithashtu realizoi takime dhe me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Dimitrov, Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski, Ministrin i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, dhe me Ministrin pa portofol përgjegjës për komunikime, raportime dhe transparencë Robert Popovski.

Në takimet, Désir diskutoi mbi propozim-ndryshimet e ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audio-vizuale sipas propozimit të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës. Zyra ePërfaqësuesit të OSBE-së për liri të mediave, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë, ka porositur një analizë juridike të projektligjit. Përfaqësuesi ofroi asistencën e tij të vazhduar gjatë tërë procesit legjislativ.

Komplet tekstin e analizës juridike mund ta gjeni këtu https://www.osce.org/fom/356701.

“Zyra ime do vazhdojë me angazhimin e deritanishëm për të siguruar asistencën e nevojitur në këtë proces shumë të rëndësishëm. E përshëndes angazhimin aktiv të shoqatave të gazetarëve dhe organizatave jo-qeveritare dhe të shoqërisë civile në konsultimet publike mbi projektligjin”, tha Désir, duke vënë theksin tek nevoja për një proces të hapur dhe transparent të përpilimit.

Më tutje, Désir adresoi dhe çështjen e Radiodifuzerit publik, rolin e tij dhe sfidat që duhet trajtuar. “Radiodifuzeri publik ka nevojë për një model financimi i cili në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikojë pavarësinë e tij dhe  do të sigurojë se është në gjendje ta kryejë misionin e vet të shërbimit publik. Me qëllim të zbatimit të këtyre reformave shumë të nevojshme, është shumë me rendësi që i njëjti të mbetet një institucion me standarde të larta profesionale, pa trysni politike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve”, tha Désir.

Siguria e gazetarëve ishe gjithashtu dhe një nga temat e diskutuara gjatë vizitës. “Siguria është një nga kushtet kryesore për media të lira dhe hapura. Jam i lumtur të dëgjojë se Qeveria do e trajtojë këtë çështje si prioritet”, tha Désir, duke shtuar se autorët e disa sulmeve ndaj mediave profesionale në shtet duhet të sillen para drejtësisë.

Më tutje, Përfaqësuesi i përshëndeti disa nga reformat pozitive të ndërmarra në sektorin mediatik, përfshirë vendimin e Qeverisë për t’ju siguruar gazetarëve qasje të lirë në dokumentet e Regjistrit Qendror dhe Agjencisë së kadastrës së pasurisë së patundshme dhe të ndërpresë reklamat Qeveritare në të gjitha mediat.

Gjatë vizitës së tij, Désir realizoi takime edhe me profesionistë mediatik, përfshirë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, Këshillin për etikë në mediat, Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Institutin e studimeve të komunikimit, Radiodifuzerin Publik dhe Agjencinë për shërbimet mediatike audio dhe audio-vizuale. Në këto takime u bisedua mbi situatën e përgjithshme mediatike në shtet, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin e ardhshëm.

“E vlerësojë lartë dialogun konstruktiv me autoritetet dhe komunitetin mediatik dhe mbetem me shpresë se bashkëpunimi ynë do të rezultojë në një model mediatik më të avancuar në shtet”, përfundoi Désir.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button