Po mbarojnë analizat e mjekësisë gjyqësore për pesë të vrarët

Dhjetë persona të mjekësisë gjyqësore janë angazhuar në obduksionin e trupave të Kire Triçkovski, Cvetanço Acevski, Aleksandar Nakevski dhe të Filip Sllavovski, si dhe të Borçe Stefanovski të cilët u gjetën të vdekur në afërsi të Liqenit të Hekuranës të enjtën mbrëma.

Analizat po përfundojnë dhe do të dorëzohen te gjykatësi hetues. Ata do t’i japin përshkrimet detajore, kahjet gjegjësisht qoshet e penetrimit të plumbave në trupat, pozicionet e trupave, distancën e shtënies së plumbave, si dhe atë se sa ka jetuar viktima pas marrjes së plagëve vdekjeprurëse.

Burime të larta të mjekësisë gjyqësore njoftojnë se është rëndë, por jo e pamundur që të vërtetohet renditja e viktimave.

Nga MPB për në ora 13 e 30 minuta, paralajmërojnë pres-konferencë në të cilën ministrja Gordana Jankullovska do të jep detaje rreth asaj se çka është bërë në lidhje me këtë rast. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button