Prokuroria punon në lëndën lidhur me xhirimin e serialit “Maqedonia”

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas njoftimin nga Drejtoria e Policisë Financiare, ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me marrëveshjen mes Agjencisë për Film dhe një shtëpie produksioni të angazhuar për të xhiruar një serial artistik.

Prokurori publik kompetent për këtë çështje, siç njoftoi sot Prokuroria, do të marrë gjitha aktivitetet për të vërtetuar faktet.

“Janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra për grumbullimin e materialeve lidhur me procedurën e inçizimit të serialit. Në këtë fazë të procedurës, një pjesë e provave të kërkuara tashmë është dorëzuar, ndërsa është kërkuar edhe plotësimi i tyre”, citohet në njoftim.

Nga Prokuroai Themlore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit thonë se gjatë procedurës opinioni do të informohet në kohën e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button