Në Shkup qetë, zi në komunën e Butelit

Flamujt para godinës administrative të komunës së Butelit sot janë ulur në gjysmështizë në shenjë keqardhjeje për shkak të vrasjes së katër djelmoshave nga Radishani dhe të burrit 45-vjeçarë nga fshati Creshevë. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur të enjten mbrëma tek liqeni në afërsi të fshatit Smilkovc. 

Policia është mobilizuar dhe intensivisht punon në zbulimin e kryerësve të këtij akti makabër. Për sot është paralajmëruar pres-konferencë e shtabit operativ policor në të cilën priten më shumë detaje për këtë incident. MPB-ja, partitë politike në vend dhe subjektet ndërkombëtare bënë thirrje për përmbajtje dhe qetësi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button