Një banaorit të Kavadarit i vidhen 2 milionë denarë

Një banor i Kavadarit paraqiti dje në polici se i janë vjedhur rreth 2 milionë denarë, informojnë nga MPB.

48-vjeçarit B.A theksoi se në periudhën prej orës 20 deri në 20:30 në rrugën “Pano Mudarov” është kryer vjedhje në automjetin e tij të markës “shkoda oktavia” e cila ishte e parkuar dhe e shkyçur.

I është marrë një qese e kuqe prej najlonit në të cilën ka pasur 1 milionë e 500 mijë denarë, 2 mijë dollarë amerikanë, rreth një mijë euro, 500 kruna suedeze, 300 franka franceze dhe rreth 20 paundë.

Dëmi i përgjithshëm material që i është shkaktuar arrinte rreth 2 milionë denarë. Nga MPB-ja theksojnë se janë duke marrë masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button