Bie numri i nxënësve në shkollat e Manastirit

Katastrofale janë pasojat nga ulja e natalitetit, si dhe nga vala e madhe e migrimeve që Manastiri është prekur vitet e fundit. Shkollat qendrore të qytetit si dhe ato në vendbanimet rurale asnjëherë nuk kanë pasur numër kaq të ulët të nxënësve, njofton Portalb.mk.

Ky është viti i tretë që Këshilli i Komunës së Manastirit jep pajtim që mësimi të zhvillohet edhe në paralele me numër më të ulët të nxënësve nga numri më i vogël i lejuar që është 24. Masat e tilla po merren që të mos vihet deri te mbyllja e paraleleve dhe të largohen nga puna kuadri arsimor.

Sipas raporteve të cilat shkollat fillore i kanë dorëzuar në Këshill, në shkollat e qytetit ka paralele që punojnë edhe me pesë nxënës. Kështu, shkolla “Gjorgi Sugarev” ka kërkuar në klasën e nëntë njëra nga paralelet të mbijetojë me pesë nxënës. Në klasën e tetë një paralele është me shtatë nxënës, ndërsa një tjetër me njëmbëdhjetë.

Shkolla fillore “Goce Dellçev” edhe pse është në qendër të Manastirit, ka paralele me gjysmën e numrit të nxënësve nga minimalja ligjore, gjegjësisht nga dymbëdhjetë në klasën e katërt, pestën, gjashtën dhe tetën. Shkolla fillore “Dame Gruev” ka gjashtë paralele me ka 14 nxënës. Në shkollën “Kirili dhe Metodij” që gjithashtu është në qendër të qytetit, nga klasa e parë deri të nëntën ka mbetur vetëm me dy paralele. E ngjashme është gjendja edhe në shkollat tjera.

Edhe në shkollat e mjediseve rurale ka rënie të numrit të nxënësve. Shkolla në Caparë ka klasa me tre nxënës, në Lapica gjithashtu me tre dhe në Logovard me pesë nxënës.

E ngjajshme është situata edhe në shkollat e mesme ku në shkollën e bujqësisë “Kuzman Shapkarev” një paralele nga viti i parë ka nëntë nxënës. Ka edhe klasa me gjashtë deri në tetë nxënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button