Edhe OSBE bëri thirrje për qetësi pas vrasjes së pesëfishtë

Kryesuesi i OSBE-së, zëvendës-kryeministri irlandez Imon Gilmor shprehu ngushëllime deri te familjet e pesë maqedonasve, të cilët të enjten mbrëma u vranë në rrethinën e Shkupit.

Gilmor përshëndet aksionin e shpejtë të autoriteteve dhe beson se përgjegjësit për këtë, siç e quan, incident i tmerrshëm, do të dalin para drejtësisë.

“I bashkangjitem thirrjeve të liderëve politikë në vend dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që njerëzit të mbesin të qetë dhe të përmbahen prej çfarëdo aksioni që mund t’i rris tensionet mes dy bashkësive etnike”.

Në kumtesën thuhet se misioni i OSBE-së ndjek situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe bashkësinë ndërkombëtare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button