Dy viktima nga vërshimet në Greqi

Dy persona e humbën jetën nga vërshimet në qytetet në afërsi të Athinës të cilat i shkaktuan reshjet e rrëmbyeshme të shiut që e përfshinë rajonin natën e kaluar.

Për shkak të vërshimeve janë mbyllur edhe disa shkolla, ndërkaq shumë njerëz janë ngujuar në shtëpitë dhe automobilat e vet.

Rrugët në Nea Peramos, që ndodhet 27 kilometra në perëndim të Athinës, janë shndërruar në lumenj balte, ndërsa në të njëjtën kohë prefekti Grigoris Stamulis për televizionin Antena deklaroi se “praktikisht i tërë rajoni është vërshuar”.

Ai shtoi se në rrjedhë janë operacionet e shpëtimit për tërheqjen e njerëzve të cilët janë ngujuar në automobilat dhe shtëpitë e tyre, duke shtuar se beson që askush nuk është në rrezik për jetë.

Në qytetin e afërt Mandra një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e  saj, ndërsa në një rrugë tjetër, një burrë më i moshuar gjithashtu është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij të vërshuar, kumtoi brigada zjarrfikëse.

Ndërkohë janë shpëtuar 12 njerëz nga një autobus i cili ishte ngujuar në një urë.

Televizionet greke transmetojnë xhirime të njerëzve të cilët nga vërshimi kanë ikur në ballkonet dhe çatitë e shtëpive të tyre, derisa autoritetet morën 160 thirrje për ndihmë.

Greqia dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Simi i cili ishte përfshirë nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë rryma dhe uji, shumë shtëpi u vërshuan, dhe një numër i madh i automjeteve përfunduan në det.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button