Schalke, pengesa e fundit e Borussia

Ata që menduan se Borussia e Dortmundit e fitoi titullin kampion pas triumfit ndaj Bayernit, duhet të ndalen pak. Prisni, pasi në radhë vjen ndeshja e madhe dhe tepër e vështirë në fushën e Schalke 04, një derbi i Westfalisë, takim në të cilin kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk është se i ka buzëqeshur shumë fati. Së pari, trajneri Jurgen Klopp, shpreh mërzinë për disa komente që janë bërë pas fitores me bavarezët.

“Natyrisht që është gabim të thuhet se ne nuk e merituam të fitonim me Bayernin. Ne nuk jemi fitues të këqinj. Për mua ka rëndësi që ne nuk mendojmë në këtë mënyrë. Jam i kënaqur që do të kemi një tjetër ndeshje të fortë pas asaj me Bajernin sepse kjo i bën lojtarët më të vëmendshëm. Asgjë nuk është e lehtë deri në fund”, u shpreh Klopp. 

Tekniku i Dortmund kërkon nga lojtarët e tij që të mos e ulin përqëndrimin pas ndeshjes së madhe që luajtën dhe fituan ndaj bavarezëve.

“Ndeshja ndaj Schalke është absolutisht një ndeshje e nivelit shumë të lartë në Bundesligë. Schalke ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, është një skuadër që luan në sulm dhe që ka cilësi të mëdha në përbërje. Do të jetë e ngjashme si në mesjavë, ndaj ne duhet të jemi po aq të përqëndruar ndaj Shalkes sa ishim ndaj Bayernit”, tha ai. 

Schalke 04 është pengesa e fundit drejt titullit, të paktën pengesa e fundit e madhe për verdhezinjtë e Dortmundit, ndërsa Bundesligës i kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button