Maqedoni, i dha burrit pozitë të lartë në Kardiologji: drejtoresha në konflikt interesi (FOTO)

Drejtoresha e Entit Kardiologjik “Shën Stefani” në Ohër, Gordana Donevska e cila para disa javëve ripozicionoi kardiologun Nikolla Bakraçevski, para tre javëve ka graduar në pozitë bashkëshortin e saj në funksionin e udhëheqësit të sektorit spitalor, që në praktikë paraqet funksionin e dytë të rëndësishëm në këtë Ent, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga “Makfax”, bashkëshorti i drejtoreshës aktuale, Zoran Donevski paraprakisht ka pasur funksionin e kontrollimit të pacientëve kurse tash e tutje, me funksionin e ri do të vendosë për çështjet më me rëndësi. Ai gjithashtu është përgjegjës për pacientët, personelin si dhe për repartet tjera të këtij Enti Kardiologjik.

Siç mësohet, sot në mëngjes drejtoresha Donevska ka mbajtur mbledhje por që nuk dihet ende se çfarë ka pasur në rend dite. Donevska dhe Donevski, sipas funksioneve të tyre në Entin Kardiologjik do t’i bartin vendimet më të rëndësishme të punës dhe funksionimit të këtij institucioni shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button