Popovski sot në Prokurori për rastin “Treqind”

Ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, i akuzuar në rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike për keqpërdorime të buxhetit shtetëror gjatë furnizimit me veturat të policisë,  sot do të paraqitet në Prokurorinë Publike, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Gjykata e Apelit vendosi që Popovski të mos shkojë në paraburgim ndërsa më pas refuzoi që të njëjtit t’i merret pasaporta. Iu caktua vetëm masë e kujdesit, paraqitje në Gjykatë një herë në javë dhe të mos dalë jashtë Maqedonisë.

Këshilli i Vlerësimit të Aktit Prokurorial në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse të Gjoko Popovskit në lëndën “Treqind” dhe plotësisht pranoi aktin prokurorial kundër të tij të parashtruar nga Prokuroria Speciale Publike.

Përndryshe, në rastin “Treqind” Prokuroria Speciale Publike hetoi keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ku një ndihmës ministër i MPB-së, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 453.570 euro, gjatë blerjes së 300 makinave për MPB-në. Ashtu siç thanë nga PSP, i dyshuari edhe pse e ka ditur se cila ka qenë oferta më e volitshme, ai e ka pranuar atë nga Komisioni për Furnizim Publik.

Ndryshe, Gjykata e Apelit vendosi që “bombat” të jenë argumente në rastin “Treqind”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button